10 arsye përse motra e madhe është gjëja më e vlefshme që keni në jetë!

10 dëshmi se duhet menjëherë të falënderoheni që jeni motra e vogël krenare 

Natyrisht se gjithkush do të ketë mendimin e saj se a është më mirë të jesh motra e madhe apo e vogël, por një është e sigurt, është e shkëlqyer të keni dikë në të cilin mund të llogaritni në çdo kohë, e duani dhe i cili do të jetë gjithmonë pranë jush.

Në vazhdim lexoni 10 arësyet pse është e shkëlqyer të keni motër më të madhe, kurse në linkun do të gjeni edhe dëshmitë e të pasurit të një motre më të vogël është bekim i vërtetë.

1. Gjithmonë është një hap para – E ka hapur rrugën, para jush ka kaluar të gjitha grackat e rritjes dhe marrëdhënieve me prindërit. E din çka e zemëron, dhe ku qëndron indiferente. Është mjeshtër i mirë për nxjerrje nga situata të pakëndshme.

2. Dollapi i saj është më i mirë se i juaji. Kur keni qenë e vogël, sigurisht ju ka zemëruar që duhet të veshni veshjet e vjetra të motrës suaj. Vetëm në ditët e adoleshencës kuptojmë se dollapi i saj është i shkëlqyer dhe se në të fshihen pjesë veshjesh që do të dëshironi ti veshni. Edhe pse duhet ta lutni që të ju huazojë këmishën apo fundin e preferuar, megjithatë pranon sepse nuk mund të ju refuzojë asgjë.

3. Është e sinqertë – Kur askush tjetër nuk ju tregon të vërtetën, motra e madhe gjithmonë është aty për të ju treguar të vërtetën në sy sepse ajo thjeshtë nuk din ndryshe.

4. Mund të mësoni nga gabimet e saj – Të gjitha gabimet klasike që i bëjmë gjatë rritjes i ka bërë para jush, kurse Ju iu mbetet vetëm të mësoni nga përvojat e saj.  Ajo është „udhërrëfyesi“ juaj për daljen në botë. Prindët skeptik i lejojnë të dalin në mbrëmje dhe koncertet e para vetëm nëse motra e madhe është pranë të voglës.

5. Din si të ju qetësojë – Të gjithë nganjëherë dramatizojmë pa arësye. Përderisa shoqet tona kryesisht e vuajnë minutin tonë të verdhë pa kundërshtim, motra e madhe nuk ka kohë për këtë. Ajo na qetëson me disa fjalë edukative në stilin e “motrës”.

6. Kurrë nuk ju gjykon – Natyrisht se nuk pajtohet gjithmonë me ju, por rrespekton zgjedhjet dhe vendimet tuaja dhe kurrë nuk ju gjykon.

7 Gjithmonë mbanë anën e juaj – Pa marrë parasysh kundërshtimet dhe grindjet mes motrash, në momentet kur keni nevojë për mbështetjen e saj, ajo pa rezervë qëndron në anën tuaj, ashtu siç dinë vetëm motrat.8

8. E vetmja që mund të ju disponojë në sekondë – Është pranë jush që nga dita e parë, ju ka parë si rriteni dhe e din mirë çka ju trishton, dhe çka ju kthen menjëherë buzëqeshjen në fytyrë.

9. Nganjëherë ju duket se ka dhunti telepatike sepse në momentin e duhur din të thojë fjalët e duhura dhe të të disponojë menjëherë.

10. Pa të, nuk mund të durosh tubimet familjare- Mërziteni së bashku, e goditni me këmbë njëra tjetrën nën tavolinë kur anëtarë i familjes për të qintën herë përsëritë të njëjtin tregim (jo)argëtues, ndërhyni për të ndihmuar në përgjigjet klasike për fejesat dhe fëmijët.