“Më fal bir!” – Nuk duhet ta humbni këtë shkrim

Nga Agim Xhafka

Një tregim i bazuar mbi një histori të vërtetë:

“MË FAL,BIR!”
(Tregimi i së dielës)

Gjelinës ia tha ashpër operativi i Ministrisë së Brendshme:”Nesër,pa gdhirë mirē dil në xhade e me ndonjë Škodë të druve thyej zverkun në fshatin tënd. Të mbaroi internimi. E rri sus sot e tutje se të sjellim prapë!”
Gruaja e re nuk ndjeu gëzim. Hodhi sytë drejt kodrës me shkurre e me vete thosh:”Tek e dyta,pas rrapit. Tek e dyta pas rrapit…”

Ashtu e zu nata. Kur hëna nxorri cepin nga një re e madhe,Gjelina u çapit drejt gëmushës së dytë. Ngadalë,ngadalë,me hapa zvarrë u avit dhe nisi të përkëdhelë barin.
-Nuk të le këtu vetëm,bir! Ti ike kur ishe tre vjeç. Ke nevojë për nënën. Këtu të rrëmbeu uria atë mot,por në fshat të premtoj se do të të ushqej me fruta e me ujë bore. Do të të marr me vete. Bashkë do largohemi nga ferri.Ja,poshte shallit të mesit do të t’i mbështjell e do të t’i ngroh duart,këmbët,brinjët. Se tani je edhe më i vogël,je tretur nën dheun e zi. Mbushe pesë vjet që u bëre engjëll. Tani do ishe tetë,Burri i shtëpisë do të thirrja.”

Dhe filloi me bishtin e lugës së supës të gërmonte dheun e butë. Pas një kohe të gjatë pa ca gishta,pastaj dorën,zbuloi krahun. Eshtra të holla njësoj si karthijat e gëmushës. Provoi t’i shtrinte tek brezi me vija,por i delnin përjashta. E zuri frika se mund t’ia merrnin e me dhimbje në zemër,krau,krau,krau,i theu një nga një.
-Më fal bir,të dhemb,të vr ava? Oh ,sa më th rr mua,në shpirt ,në zemër!
Vazhdoi derisa i vuri rresht e i shterngoi pas barkut të saj të futur,si një pellg i vogël shiu. Dheun e gërmuar e shtyu me këmbë dhe sheshoi lëndinën. E përkëdheli si shpërblim të kujdesit që ajo tokë plot gurrë tregoi për djalin që “fjeti” pesë vjet gjumë atje.
Dita filloi të zbardhë. Gjelina vuri shaminë në kokë e doli në xhade.
-Ja dhe pak bir e do të shkojmë në shtëpinë tonë,te lëndina jonë. Edhe pak…E atje do lodrojmë bashkë gjithë ditën. Natën do të flesh me hënën nën zhurmën e kroit që kërcen nga shkëmbi si ketër pylli…Ja dhe pak…