U abuzua seksualisht nga roja, flet babai i 15-vjeçares: Abazi i jepte karamele vajzës, videon e nxorri për të më ulur mua

p>Ngjarja e rëndë që u bë publike dy ditë më parë tronditi jo pak opinionin publik.

Abaz Doka, 65 vjeç përdhunoi një 15-vjeçare dhe videon e aktit intim e kishte shpërndarë me tre të rinj, të cilët e shantazhonin vazhdimisht atë të kryente marrëdhënie seksuale edhe me ta.

Për një kohë të gjatë, ai shkruante në mure “Sa** K*va” derisa e reja u dorëzua dhe kreu marrëdhënie seksuale me të.

Rezultoi se i moshuari kishte punuar si roje në shkollën ku e mitura studionte.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe babi i vajzës së abuzuar. Për news24 ai shprehet se për ngjarjen është njohur vetëm 6 muaj më parë, kur kishin filluar të qarkullonin videot.

Ai shton se ngacmimi ka filluar që kur vajza ishte në klasën e 6. I ati i viktimës së abuzimit tregon gjithashtu se e shihte kur Abazi i jepte karamele vajzës

Ndër të tjera thekson se videon e ka nxjerrë për të ulur atë.

Ai ka thënë:

Abazi për të më ulur mua nxorri videon. Për ngjarjen jam njohur vetëm 6 muaj më parë. Atherë filluan të qarkullonin videot. Vajzën e ka ngacmuar që në klasë të 6. Kam folur me gruan dhe djalin e Abazit. U kam thënë më ngacmon vajzën. Ata më thanë që vajza është e vogël. Vajza se pranonte që kishte kryer marrëdhënie. E shihja qe i jepte karamele vajzes.